Maqedoni

BE: Më mirë testime, sesa mbyllje të kufijve

Zhurnal Ads

Bruksel, 6 shtator – Komisioni Evropian propozoi, mes të tjerash, vendosjen e kritereve të përbashkëta për të gjitha vendet për të përcaktuar zonat e kuqe në mënyrë që të zbatohet çdo masë kufizuese në lëvizjen e lirë të personave, në një rekomandim të miratuar për të siguruar më shumë qartësi dhe parashikueshmëri për iniciativat e ndërmarra nga shtete të ndryshme në sajë të riforcimit të koordinimit të BE-së.

“Ne propozojmë një qasje të përbashkët për çdo masë që kufizon lëvizjen e personave në vendet anëtare”, nënvizoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kujtuar rëndësinë e qarkullimit të lirë të personave brenda Unionit.

“Ne besojmë se asnjë qytetari evropian nuk duhet t’i refuzohet hyrja në një vend tjetër të BE-së”, theksoi ajo.

“Për këtë arsye ne rekomandojmë më tepër përdorimin e testeve dhe karantinës sesa mbylljen e kufijve”, shtoi Ursula von der Leyen.

Postime të ngjashme

Editorial: Sa do të rrah gjoks Grubi për të zgjidhur rastet e montuara ndaj shqiptarëve!

R ZH

Lehtësohen masat për hyrje në Mal të Zi për qytetarët e shteteve të rajonit

XH,I

Gjorgiev dhe Dimitrov pasdite do të informojnë për bisedimet e komisionit maqedono-bullgar

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...