Agjencia Zhurnal.mk
Bota Teknologji

BE me rregulla të reja privatësie për komunikimet në internet

Shërbimet e mesazheve ose videokonferencave në internet, si Messenger, WhatsApp ose Zoom do t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta të privatësisë në BE, sipas një projekti të nisur sot.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian miratuan një propozim kompromisi, i paraqitur nga Portugalia, që mban presidencën e rradhës së BE-së, në një tekst të bllokuar që nga viti 2017, raportin Afp, përcjell Albinfo.ch.

“Rruga nuk ka qenë e lehtë”, pranoi Ministri portugez për Infrastrukturën, Pedro Nuno Santos.

“Kompromisi është një ekuilibër i mirë midis një mbrojtjeje të fortë të privatësisë së individëve dhe promovimit të zhvillimit të teknologjive të reja dhe inovacionit”, shtoi ai.

Drafti i rregullores, i cili tani duhet të negociohet me Parlamentin Europian, përditëson direktivën e vitit 2002, “ePrivacy”, që zbatohej vetëm për operatorët tradicionalë të telekomit, për të marrë parasysh shfaqjen e lojtarëve të rinj dhe teknologjive të reja të komunikimit elektronik.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Google së shpejti do të çaktivizohet në pajisjet më të vjetra të Androidit

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Ariana Grande po vjen me një seri koncertesh në Fortnite

D V

“Rrjedhin” fotografitë e orës së re të Samsungut – Galaxy Watch 4 Classic

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...