BE ndjen keqardhje që Siljanovska – Davkova nuk e respektoi Marrëveshjen e Prespës

nga Redaksia

Bruksel, 12 maj – Bashkimi Evropian (BE) shprehu keqardhjen që presidenti i ri i RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, në ceremoninë e sotme ku dha betimin nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“BE-ja na kujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha Stano.
Siljanovska-Davkova sot dha betimin solemn në Kuvend dhe më pas filloi mandatin e saj si presidente e vendit pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 8 majit.

Gjatë dhënies së betimit, duke përsëritur pas kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, i cili përdori emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova përdori vetëm Maqedoninë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More