Agjencia Zhurnal.mk
Bota

“BE të shqyrtojë mjetet ligjore për të siguruar shpërndarjen e vaksinave”

BE duhet të shqyrtojë të gjitha mjetet ligjore të disponueshme për të siguruar shpërndarjen e sasive të rëna dakord të vaksinave të koronavirusit, nëse bisedimet me kompanitë farmaceutike rreth vonesave në shpërndarje nuk arrijnë të zgjidhin çështjen, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në një letër për katër liderë europianë.

Letra iu dërgua kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministres daneze Mette Frederiksen, kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrit çek Andrej Babis.

Michel po i përgjigjej një letre që këta udhëheqës i kishin dërguar atij më 19 janar, ku kërkonin shpërndarjen e shpejtë të vaksinave në bllok, përpara samitit të BE të 21 janarit për pandeminë.

Presidenti i Këshillit Europian falënderoi katër udhëheqësit për thirrjen e tyre për të ndihmuar në përshpejtimin e procedurave kombëtare të vaksinimit dhe duke i quajtur vaksinat “revolucionare” në luftën kundër Covid-19./atsh

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...