Agjencia Zhurnal.mk
Bota

BE zgjasin sanksionet ndaj hakerëve rusë dhe kinezë

Të ashtuquajturat “sanksione kibernetike” janë masa që shtetet kanë marrë qysh në majin e vitit 2019 që të pengojnë hakerët dhe të reagojnë ndaj sulmeve të tyre kundër caqeve europiane.

Këshilli i Bashkimit Europian të hënën zgjati një mjet kufizues që lejon bllokun të godas ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimeve të hakerëve të huaj, duke përfshirë ato të vendosura mbi grupet ruse, kineze dhe koreanoveriore në vitin e kaluar.

Kapitalet nacionale “vendosën të zgjasin kornizën për masa kufizuese kundër sulmeve kibernetike që kërcënojnë BE-në ose shtetet e saj anëtare për një tjetër vit deri më 18 Maj të vitit 2022”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Të ashtuquajturat “sanksione kibernetike” janë masa që shtetet kanë marrë qysh në majin e vitit 2019 që të pengojnë hakerët dhe të reagojnë ndaj sulmeve të tyre kundër caqeve europiane.

BE vendosi sanksione për të parën herë ndaj sulmeve kibernetike në korrik të vitit 2020, duke shënjestuar hakerët rusë, kineze dhe koreanoveriorë të përfshirë në incidente të rëndësishme në vitet e mëparshme si ransomëare NotPetya, zinxhiri Cloud Hopper dhe sulmi ransoëare WannaCry.

Kurse, në muajin tetor të vitit 2020, blloku vendosi sanksione ndaj dy zyrtarëve rusë të inteligjencës dhe një njesie të shërbimeve ushtarake ruse GRU për përfshirjen e tyre në sulmin kibernetik në parlamentin gjerman në vitin 2015. /politico.eu/rtklive.com/

Postime të ngjashme

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

D V

Disa persona të vdekur nga vërshimet në Bangladesh

D V

Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

D V

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...