Showbiz

Beatrix Ramosaj flet për problemet me gjumin: Dëgjoj zëra demonësh dhe ndjej një prani të errët

Zhurnal Ads

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, u tregua e hapur me fansat e saj në korrik të vitit 2019, ku kishte rrëfyer se si gjatë një nate vere kishte përjetuar paralizën e gjumit.

Duke shquar si një nga ndjenjat më të këqija, këngëtarja Ramosaj vazhdon të theksojë se ende nuk bëhet rehat në gjumë.

Në disa postimet të fundit në rrjetet sociale, Beatrix u ka rrëfyer fansave me shqetësim, se si gjatë natës dëgjon zëra të çuditshëm.

“Jam shumë e inatosur, prej javësh kam probleme me gjumin. Nuk kam përjetuar paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo natë vazhdon të jetë një luftë. Jam përpjekur të shmang fjetjen me shpinë për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe që më ka ndodhur! Arrita në një pikë që fillova të filja duke mbuluar fytyrën, ndryshe nuk e përballoja dot”, ka rrëfyer fillimisht këngëtarja me prejardhje nga Podujeva.

E njëjta më pas publikoi një tjetër shkrim në InstaStory, duke treguar për zërat e çuditshëm që ajo vazhdon të dëgjojë në gjumë, e që sigurisht lidhen me ankthin dhe stresin.

“Nuk e dija që edhe njerëz të tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit dhe tani jam sërish e frikësuar. E pashë herën e parë dhe pastaj jo më. Natën e kaluar fillova të dëgjoja zëra jotokësorë. E kam përjetuar disa herë dhe të dëgjoj zëra demonësh dhe të ndjej një prani të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka përfunduar Beatrix.

Pavarësisht të gjithave, ajo ka gjetur përkrahje të madhe nga fansat e saj, të cilët i kanë uruar asaj që makthet e tilla të jenë sa më pak tani e tutje.

https://www.instagram.com/p/CFwiWPUBr-K/?utm_source=ig_web_copy_link

Postime të ngjashme

Nicole Scherzinger tregon fleksibilitet gjatë stërvitjeve në park

S.B.

Dua Lipa josh me dukjen, thekson linjat e formësuara trupore

S.B.

Fansja e Eminemit futet në Librin e Guiness, pasi realizoi 16 tatuazhe me portrete të reperit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...