Bebe Rexha dhe mërgimtarë nga Dibra me donacione për spitalin e Dibrës

Dibër, 1 shtator – Disa mërgimtarë nga SHBA-ja, me prejardhje nga rajoni i Dibrës, midis tyre edhe këngëtarja e njohur Bleta Rexha ose e njohur me emrin artistik Bebe Rexha, babai i të cilës është nga Dibra, dhuruan mjete financiare për spitalin e përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Dibër, e cila siguron mbrojtje për banorët e kësaj dhe komunën Qendër Zhupë.

 

“Gjaku nuk është ujë dhe rrënjët nga vijnë nuk harrohen, është një thënie e vjetër, të cilën pikërisht njerëzit tanë në SHBA e konfirmojnë dhe tani në këto momente të vështira që po kalojmë me pandeminë, si shumë herë më pare. Komuniteti i mërgimtarëve nga ditët e Dibrës në fond të hapur dhurojnë mjete, kush sa mundet të cilat do të shpenzohen për nevojat e nevojshme të institucionit tonë. E famshmja Bebe Rexha, e cila është po aq krenare për origjinën e saj nga Dibra sa edhe ne jemi krenarë për të, dhuroi 10.000 dollarë dhe disa dibranë nga nga Qendër Zhupa kanë dhuruar nga 5.000 dollarë”, deklaroi për MIA-n Baki Alili, drejtor i spitalit.

Në ndërkohë nuk shuhet gjendja epidemiologjike në këtë rajon.

“Në dy repartet tona për kovid, aktualisht mjekohen 40 pacientë (dy më shumë se dje), prej tyre 34 janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa 25 persona po trajtohen në baza ambulatore, ndërsa në institucionet shëndetësore në Shkup kemi shtatë bashkëqytetarët tanë”, tha Alili.

Pa pengesa, theksoi ai, po zhvillohet edhe pricesi i imunizimit kundër Kovid-19. Në ditë mesatarisht aplikohen nga 250 vaksina nga Sinofarm, Fajzer dhe Astra Zeneka

Related posts

KSHZ: Gjithsej 5164 persona janë kontrolluar në Listën zgjedhore

Z H

Reagim i Aleancës për Shqiptarët për zjarrin e mbrëmshëm në spitalin në Tetovë

D V

Fillon regjistrimi në UCIM, të lira mbi 10.600 vende për studentët e ardhshëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com