Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bebe Rexha duket atraktive rrugëve të Los Angelesit, ndërsa vë në pah flokët kuq e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Doja Cat.

Kënga “Baby, I’m Jealous” është pritur mirë nga publiku, teksa edhe ndryshimi i këngëtares shqiptare në klip mori komente pozitive.

Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrat kuq dhe zi, që për koiçidencë janë edhe ngjyrat e flamurit kombëtar.

Që nga koha kur bëri ndryshimin drastik në dukje, artistja shqiptare nuk ka pushuar së publikuari imazhe të ndryshme në rrjetet sociale me pamjen e saj të re.

Së fundmi, Rexha publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shfaqej duke shëtitur në ambient të hapur.

Ajo dukej mjaft atraktive dhe me stil e veshur me një palë pantallona të zeza lëkure dhe një xhup ngjyrë vjollcë.

Në përshkrimin e fotografisë, 31-vjeçarja vendosi disa emoji në formë zemre me ngjyrat kuq, zi dhe vjollcë – të cilat portretizojnë ngjyrat e dukjes së saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për pamjen e saj.

Postime të ngjashme

Dhurata Dora feston për 23 milionëshin me “Only You”

Lea Muslija

Khloe thekson çdo pjesë të trupit në veshjen e ngushtë teksa pozon pranë veturës “Rolls Royce”

Lea Muslija

Kida shpërndan imazhe atraktive nga qëndrimi i saj në Los Anxhelos

Lea Muslija

Kim Kardashian tregon se ajo ishte e gatshme ta lërë vetëm Kris Humphries në altar

Lea Muslija

Dua Lipa tregon linjat e bujshme ndërsa feston me tortë arritjen e Nr.1 ​​në top listat e SHBA

Lea Muslija

Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne debuton ngjyrën e re të flokëve

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...