Bebe Rexha e shqetësuar për përmbytjet dhe ndryshimet klimatike: Nëse nuk e besoni që kjo po ndodh, atëherë jeni idiot

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se është e shqetësuar për ndryshimet e fundit klimatike në glob.

 

Ajo ka rishpërndarë së fundmi në InstaStory një pamje të përmbytjeve që po ndodhin në disa shtete evropiane, duke shkruar në mbishkrimin e saj se një gjë e tillë po ndodhë dhe është e vërtetë.

“Nëse nuk e beson që ndryshimi i klimës është i vërtetë, atëherë ti je një idiot”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

E krejt kjo duekt se vjen si pasojë e diskursit publik rreth ndryshimit të klimës globale, për të cilën ka ende persona që nuk besojnë në të.

Shkaku i këtyre ndryshimeve klimatike, shtete si Gjermania dhe ato të Ballkanit janë përballur me të reshura të mëdha dhe përmbytje ditëve të fundit.

Ditë më parë edhe aktori i njohur, Leonardo DiCaprio përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, tregoi rreziqet që po i kanosen botës me rritjen e temperaturave dhe ndryshimin klimatik.

https://www.instagram.com/p/CRRtBVllCk0/?utm_source=ig_web_copy_link

Related posts

Kida tërheq vëmendjen me grimin unik në paraqitjen e fundit

D V

Vjen klipi i këngës “Qika” nga 2 Ton

D V

Miley Cyrus debuton flokët bionde e veshur me sytjena metalike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More