Bebe Rexha i jep fund lidhjes me arkitektin grek Simos Liakos?

nga D V

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se ka konfirmuar ndarjen nga arkitekti grek Simos Liakos, përmes një videoje të postuar në InstaStory.

Në prag të Shën Valentinit, Bebe i habiti fansat me një mesazh që la të kuptohej se është single dhe e hapur për të pranuar lule nga admiruesit e saj.

“Shikoni, unë po bëja shaka, por shumë prej jush po thoni që dëshironi të më dërgoni lule… dhe nëse doni të më dërgoni lule, askush nuk ju ndalon. Dërgojini vajzës tuaj disa lule, sepse unë dua të ndjej dashurinë.”, dëgjohet duke thënë këngëtarja në video.

Ky mesazh ka bërë që fansat të spekulojnë se romanca e saj me Simos Liakos ka përfunduar, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndarjen drejtpërdrejt.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Nëse kjo është një mënyrë indirekte për të shpallur ndarjen apo thjesht një shaka për festën e të dashuruarve, mbetet për t’u parë në ditët në vijim!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More