Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bebe Rexha iu kundërpërgjigjet kritikave nga fansat: Nuk kam kohë për tallje në rrjetet sociale

Bebe Rexha nuk ka durim për ata që përpiqen të marrin pak njohje prej saj.

Rexha, 31 vjeçe, ra pre e disa ttaljeve në internet, ku një nga ndjekësit në Twitter u përpoq të minimizonte suksesin e saj si një artiste komerciale, shkruan ET Canada.

E gjitha nisi kur një ndjekës i shkroi Rexhës që të “relaksohej”, sepse ajo kishte vetëm “një këngë të certifikuar me pllakatën e diamantit”.

“Ti sa ke? Një më shumë se ti ”, iu kundërpërgjigj Rexha.

“Unë nuk kam kohë për tallje në internet sot. Ejani për mua vetëm nëse doni që unë t’ua shkatërroj jetën tuaj”, shkroi artistja shqiptare në një përgjigje tjetër.

Kur një person tjetër iu drejtua asaj duke i shkruar: “Kënga jote e fundit ishte dështim”, e nominuara dy herë për Çmimet Grammy u përgjigj, “E vërtetë. Por unë ende jam e dashur dhe jam akoma e pasur”.

Ajo më pas ofroi këshilla për ata që duan të arrijnë në jetë duke shkruar: “Thjesht dua të them diçka. Nëse doni të jeni shkëlqyeshëm, përgatituni të dështoni shumë”.

Postime të ngjashme

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

Detaji i veçantë në klipin e ri të Bebe Rexhës, që mori vëmendjen e shikuesve

S.B.

Edhe pas ndarjes, Jennifer Lopez vazhdon ta mbajë unazën 1.8 milionë dollarëshe me të cilën i propozoi Alex

S.B.

Rita Ora me dukje shumëngjyrëshe me koleksionin e ri nga “Gucci”

S.B.

Bebe Rexha publikon baladën e re “Sabotage”

S.B.

Mick Jagger dhe Dave Grohl lansojnë këngë për pandeminë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...