Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bebe Rexha publikon këngën e re “Baby I’m jealous” me Doja Cat

Më në fund, artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar projektin e saj të parë muzikor për vitin 2020.

“Baby I’m jealous” titullohet kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me reperen e re shumë të suksesshme, Doja Cat.

Kënga e cila përkthyer në shqip do të thotë “Bejb, unë jam xheloze”, është ritmike dhe pop.

“Baby I’m jealous” është publikuar në kanalin YuuTube për momentin vetëm në versionin audio, teksa së shpejti pritet të dalë edhe klipi.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të artistes me renome ndërkombëtare, që do të publikohet i plotë vitin e ardhshëm.

https://www.instagram.com/p/CGBEKD7FzzQ/?utm_source=ig_web_copy_link

Bebe Rexha nuk ka publikuar këngë të reja këtë vit, duke sqaruar në rrjetet sociale se arsyeja e vonesës ka qenë situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

“Ky është projekti më i mirë që unë kam punuar ndonjëherë në të dhe albumi është absout i preferuari i imi. Unë nuk mund të pres deri sa ju ta dëgjoni atë. Është thjeshtë sepse ne nuk ndjejmë sikur është koha e përshtatshme për të publikuar album në këtë kohë”, kishte shkruar këngëtarja shqiptare në një postim në rrjetet sociale muaj më parë.

Postime të ngjashme

“My love story”, një mega emision së shpejti në ekran

T E

“Tërmet” në familjen mbretërore/ Sonte transmetohet intervista e princit Harry dhe gruas së tij amerikane Meghan Markle

T E

Ylli i YouTube, Zoe Sugg njofton se është shtatzënë për herë të parë

S.B.

Pyetet nëse planifikon të martohet së shpejti, Eni Koçi: Dasma nuk shqyrtohet fare si opsion në këtë periudhë

S.B.

Gjira: Ata që bëjnë muzikë të vërtetë kanë pak klikime, nuk e bëjnë për vëmendje

S.B.

Fero lanson këngën e re “Krenaria”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...