Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bebe Rexha publikon këngën e re “Sacrifice”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, publikoi të premten projektin e saj të ri muzikor.

“Sacrifice” mban titullin kënga e saj e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.

Kënga është kompozuar nga vet Bebe Rexha dhe është pjesë e albumit të saj më të ri, që do të dalë në treg së shpejti.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin artistja vjen me një paraqitje mjaft provokuese dhe atraktive.

31-vjeçarja ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Mike Breslauer, ndërsa regjisor i klipit Christian Breslauer.

Në vazhdimësi, ajo pritet të publikojë edhe këngët e tjera të albumit të saj të dytë.

Kënga “Sacrifice” i pason bashkëpunimit të saj shumë të suksesshëm “Baby, I’m Jealous” me repren Doja Cat – këngë e cila gjithashtu është pjesë e albumit.

Postime të ngjashme

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

Detaji i veçantë në klipin e ri të Bebe Rexhës, që mori vëmendjen e shikuesve

S.B.

Edhe pas ndarjes, Jennifer Lopez vazhdon ta mbajë unazën 1.8 milionë dollarëshe me të cilën i propozoi Alex

S.B.

Rita Ora me dukje shumëngjyrëshe me koleksionin e ri nga “Gucci”

S.B.

Bebe Rexha publikon baladën e re “Sabotage”

S.B.

Mick Jagger dhe Dave Grohl lansojnë këngë për pandeminë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...