Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bebe Rexha publikon një tjetër fotografi atraktive nga xhirimet, merr vëmendjen me flokët e kuqe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke përgatitur një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me reperen Doja Cat.

“Baby I’m jealous” titullohet kjo këngë, e cila është pjesë e albumit të saj më të ri, që do të publikohet së shpejti.

Ditë më parë, dy vajzat kanë kryer edhe xhirimet e klipit, në të cilin do të vijnë me një performancë mjaft atraktive dhe provokuese.

https://www.instagram.com/p/CF92DtHFAL3/?utm_source=ig_web_copy_link

Bebe Rexha këto ditë ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e jashtme, duke i lyer flokët e saj në të kuqe.

Ajo publikoi së fundmi në rrjetet sociale një fotografi të re, të realizuar me dukjen e re me flokët në ngjyrën e flamurit kombëtar.

https://www.instagram.com/p/CGBEKD7FzzQ/?utm_source=ig_web_copy_link

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.

Kjo do të jetë kënga e parë që Bebe Rexha do të publikojë për këtë vit, pasi pandemia globale COVID-19 shtyu planet e saj për publikimin e mëhershëm të albumit.

Postime të ngjashme

Leonita me ‘selfie’ para pasqyrës, në plan të parë barku i rritur

S.B.

Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

S.B.

Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars

S.B.

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

S.B.

Boateng nën hetime se ia kishte shqyer veshin Kasia Lenhardtit, një vit para se të vetëvritej – ai është nën akuza edhe për sulm fizik ndaj nënës së vajzave të tij

S.B.

Kanye fotografohet në publik pas shkurorëzimit me Kim, tashmë nuk e mban unazën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...