Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bebe Rexha publikon një video nga xhirimi i trupit të saj me veshjen në ‘AMA 2020’

Bebe Rexha vazhdon të jetë në frymë e ceremonisë së ‘American Music Awards 2020’, e cila u mbajt të dielën mbrëma në Los Angeles.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, mahniti me dukjen e saj gjatë pjesëmarrjes në këtë eveniment, e veshur me një fustan që ishte mjaft i hapur te pjesa e kofshës, por kishte një prerje edhe te pjesa e gjoksit.

31-vjeçares i ka pëlqyer dukja e saj, ashtu që e ka publikuar një vide, në të cilën e ka xhiruar trupin me këtë fustan.

“Më pëlqen kjo video. Kaloni një ditë të mirë, ju dua”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e xhirimit të publikuar në Instagram.

Kujtojmë që ylli me origjinë nga Dibra ishte në mesin e yjeve që kanë performuar në ceremoninë e ‘American Music Awards 2020’ që u zhvillua në fundjavën që lamë pas.

Shqiptarja e famshme është bashkuar me Doja Cat për të interpretuar këngën “Baby, I’m Jealous”, ndërsa e nisi interpretimin në një skenë që ishte rregulluar të dukej si një shpellë parahistorike.

Postime të ngjashme

Loredana Zefi ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri

Lea Muslija

Në ditëlindjen e North, Kim zbulon se po shkruan libra për të

Lea Muslija

Pas lëndimeve të rënda nga aksidenti, vdes aktorja e “Gone Girl”

Lea Muslija

Aurela Hoxha thyen heshtjen pas raportimeve se u bë nënë

Lea Muslija

Lajm i mirë për fansat e filmit të animuar “Beauty and the Beast”

Lea Muslija

Mc Kresha befason me përgjigjen kur pyetet se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...