Agjencia Zhurnal.mk

Bebe Rexha shfaqet shumëngjyrëshe në përkrahje të komunitetit LGBT

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e zëshme gjatë kësaj kohe me postime në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në llogarinë e saj personale, Instagram, me anë të të cilit tregon se është në përkrahje të komunitetit LGBT.

Si shenjë përkrahje për grupin e lartpërmendur, bukuroshja ka zgjedhur të bëj grimin shumëngjyrësh.

Kjo ngase është kombinuar me flamurin shumëngjyrësh të tyre, i cili tashmë dihet se e identifikon komunitetin LGBTI.

Në bazë të kësaj, Bebe shihet se nuk është paragjykuese e grupit dhe se shpesh u del në mbrojtje në forma e mënyra të ndryshme.

“Pak vonë, por gëzuar ‘krenarinë’. Kam bërë vet grimin. Shpresoj të ju pëlqej. Ju dua shumë, përqafime”, ka shkruar 30-vjeçarja.

Përveç Bebes, dy shqiptaret e tjera të famshme ‘Rita Ora dhe Dua Lipa’ po ashtu janë mbështetëse të mëdha të këtij komuniteti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!