Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bebe Rexha shuan shpresat për një bashkëpunim me Ritën, Duan dhe Ava Max: Do të doja, por mesa duket nuk do të ndodhë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e emocionuar për albumin e saj të dytë, që do të dalë në shitje javën e ardhshme.

Ajo u ka dhënë fansave mundësinë që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje në Twitter lidhur me albumin e saj të ardhshëm, shumë prej të cilëve ajo u është përgjigjur.

Teksa zbuloi se shumica e këngëve do të jenë “të errëta”, Bebe Rexha u pyet nga një fans edhe në lidhje me bashkëpunimin e shumë përfolur me shqiptaret tjera të famshme: Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max.

31-vjeçarja disa vite më parë iu kishte bërë një ftesë të hapur vajzave në Twitter për t’u bërë bashkë për një super-bashkëpunim, por që mesa duket nuk është gati të ndodhë për momentin.

“Dueti me Rita Orën, Dua Lipë dhe Ava Max nuk po vjen, apo?”, ka pyetur një nga fansat.

Ndërkohë, artistja me rrënjë shqiptare i është përgjigjur duke shkruar: “Sinqerisht jo. Do të doja por jo”.

Mesa duket, katër divat shqiptare nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim, që më shumë se kurrë do të vinte në pah talentin e shqiptarëve.

Ndërkohë, Ava Max, pak muaj më parë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ishte pyetur rreth këtij bashkëpunimi, ku kishte shprehur dëshirën që kjo të ndodhte.

“Një bashkëpunim me të gjitha ne femrat nga Shqipëria do të ishte një ëndërr absolute. Kur Bebe Rexha më ftoi për një bashkëpunim unë isha gati të kuptoj diçka! Ne në fakt jemi bërë miq dhe kemi qëndruar afër që nga ajo ftesë. Le të shohim se çfarë na pret në të ardhmen sa i përket një kënge nga të gjitha ne – Unë ju thashë se ka shumë muzikë të re që do të vij në vitin 2021”, kishte thënë ajo.

Postime të ngjashme

As që ua merr mendja, Olta Gixhari tregon arsyen e pazakontë pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit

D V

Një festë jo e thjeshtë, Meghan Markle po organizon ditëlindjen e saj me këtë person të veçantë

D V

Nëse një ditë Bora Zemani do të bëhet me vajzë, ajo do ketë një emër mjaft të veçantë!

D V

Alex Rodriguez flitet për një lidhje dashurie me Melanie Collins, derisa fotografohen së bashku përreth Talamanca Bay në Ibiza

D V

Scientologjia ia shkatërroi martesat dhe marrëdhënien me vajzën, por jo edhe karrierën e Tom Cruise

D V

Morena vjen në poza verore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...