Showbiz

Bebe Rexhës nuk po i ecën mirë dieta, këngëtarja thotë se nuk po mund t’iu rezistojë ushqimeve kalorike

Zhurnal Ads

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë herë e komentuar për peshën e saj.

Ajo u refuzua nga shumë stilistë të njohur dhe shtëpi të modës në vitin 2019, kur po zgjidhte fustanin e saj me të cilin do të prezantohej në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.

Megjithëse shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale ku shfaqet duke bërë aktivitet sportiv, Bebe Rexha, duket se ka herë pas here momente kur e neglizhon veten, kur bëhet fjalë për ushqimin.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur edhe në statusin e fundit të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku tregoi se dieta e saj nuk po ecën siç duhet.

“Dreka ime ishte fjalë për fjalë një copë picë dhe dy tosta me gjalpë. Super ushqyese”, shkroi 31-vjeçarja në këtë status.

Komentet ishin të shumta në drejtim të artistes, shumica prej të cilëve i sugjeronin të bënte kujdes me zgjedhjet e ushqimit, teksa një pjesë e tyre i shkruanin që të hajë çfarëdo që t’i pëlqejë.

Bebe Rexha përndryshe ka nisur xhirimet e një klipi të ri për projektin e ti muzikor, që do të jetë bashkëpunim me reperen e re Doja Cat.

Postime të ngjashme

“Më fal” titullohet kënga e re nga Estto

S.B.

Admiruese e librave, Tayna ndan imazhe nga biblioteka e saj

admin

Çifti i njohur bëhen prindër të një djali

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...