“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

nga Redaksia

Shkup, 15 maj – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e gatshme që t’ju ndihmojë kompanive vendore të cilat duhet maksimalisht të jenë të kyçur në realizimin e aktivitetet në të gjitha fazat të projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha gjatë takimit të kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe bashkëpunëtorëve të tij me udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka”.

Në takim Azeski dhe udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kanë biseduar për dinamikën e zbatimit të aktiviteteve të planifikuara.

Udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kërkuan nga Oda Ekonomike që të ndihmojnë në sigurimin e fuqisë punëtore, sipas së cilës për të gjithë periudhën e planifikuar, derisa do të zgjasë realizimi i projektit, duhet të arrijë në 4000 punëtorë (staf-inxhinierë të kualifikuar etj, si dhe staf të pakualifikuar-punëtorë të përgjithshëm).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More