Befasohet Drenusha, ‘Vëllai i Madh’ ia lëshon këngën e saj të famshme që dikur ishte hit

nga D V

Mëngjesi i sotëm nisi me emocione të veçanta për banoren e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha Latifi.

“Vëllai i Madh” e surprizoi atë duke i lëshuar një nga këngët e saj të vjetra, e cila dikur ishte shumë e dashur për publikun shqiptar.

Kënga “Pasoja dashurije”, një prej hiteve të Drenushës, i solli asaj momente nostalgjie dhe emocione të dukshme.

Realizuar me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani, kjo këngë ka qenë një nga sukseset më të mëdha të saj gjatë periudhës së karrierës si këngëtare.

Teksa meloditë e këngës mbushnin ambientet e shtëpisë, Drenusha përjetoi një rikthim të ëmbël në vitet kur kjo këngë pushtonte zemrat e publikut dhe valët e radios.

Drenusha përndryshe e ka nisur karrierën si modele dhe më pas ka vazhduar si këngëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More