Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Befason Jim Belushi, shkruan në Twitter për rrënjët e tij shqiptare: Dua të lidhem me sa më shumë motra dhe vëllezër shqiptarë

Aktori me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, i ka befasuar të gjithë me postimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter.

Aktori i cili vite më parë ishte shprehur në një intervistë për origjinën e tij nga Shqipëria, ka konfirmuar në statusin e tij të fundit në Twitter, se ndjehet 100 për qind shqiptar.

Ai ka bërë një shkrim të shkurtër, duke iu kërkuar të gjithë fansave të tij shqiptarë anë e kënd globit që ta shpërndajnë atë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë kështu një lidhje edhe më të afërt me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar aktori i filmave hollivudianë në statusin e tij.

I njëjti ka vendosur edhe si emoji flamurin shqiptarë, me çka ka bërë që rishpërndarja nga shqiptarët në Twitter të bëhet me të madhe.

Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, është i lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi (1918-1996), një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi (1922-1989), e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça.

Postime të ngjashme

Loredana Zefi ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri

Lea Muslija

Në ditëlindjen e North, Kim zbulon se po shkruan libra për të

Lea Muslija

Pas lëndimeve të rënda nga aksidenti, vdes aktorja e “Gone Girl”

Lea Muslija

Aurela Hoxha thyen heshtjen pas raportimeve se u bë nënë

Lea Muslija

Lajm i mirë për fansat e filmit të animuar “Beauty and the Beast”

Lea Muslija

Mc Kresha befason me përgjigjen kur pyetet se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...