Begaj i “ankohet” Erdogan për zyrën e vogël: Po i them Edit për një ndërtesë tjetër

nga D V

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të enjte në një takim “kokë më kokë”, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një video të publikuar nga lideri turk në rrjetet sociale, shihen dhe pamjet e para nga takimi mes dy krerëve të shtetit në ambientet e brendshme të Presidencës.

Ajo që bie në sy është një “ankesë” që kreu i shtetit i bën Erdogan gjatë kohës që i tregon ambientet e Presidencës.
Begaj dëgjohet t’i thotë përkthyesit në një moment që godina dhe zyra e tij janë të vogla, rreth 500 m2 në total, dhe do t’i kërkojë kryeministrit një godinë të re.

“Po i them Edit, që kemi nevojë për të ndërtuar një ndërtesë tjetër”, dëgjohet të thotë presidenti Begaj.

Pas takimit me kreun e shtetit, Erdogan u prit nga kryeministri Rama në selinë e qeverisë, ku pritet të nënshkruhen dhe 3 marrëveshjet mes dy vendeve.

Sa i takon marrëveshjeve ato kanë si qëllim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si bujqësia, arsimi dhe komunikimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More