Begaj në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, PDIU: I pari President që nderon 2900 viktimat e spastrimit etnik grek

nga D V

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ndodhet këtë të hënë në Konispol, i shoqëruar nga kryetari i kësaj bashkie, Ergest Dule, vendosi një kurorë me lule në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer.

Memorial i kushtohet viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945. Kjo vizitë e Kreut të Shtetit u përshëndet nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”.

Përmes një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, PDIU shkruan se Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

“Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtësitë e së kaluarës”, thuhet në reagim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More