Begaj niset drejt Gjermanisë, do të takohet me Steinmeier

nga D V

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, niset sot në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Kreu i shtetit do të takohet kokë më kokë nesër me homologun gjerman dhe më pas do të mbahet takimi bilateral i delegacioneve.

Ne fokus të takimit mes presidentit Begaj dhe homologut Steinmeier do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet në Ballkan, procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me BE-në, si edhe çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë.

Në Berlin, Begaj do të takohet me drejtuesit e shoqatave të Diasporës, me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.

Pas Berlinit, Presidenti Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion“ në përballjen e Shqipërisë me Kroacinë në Euro 2024.

Më pas, Presidenti Begaj do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i këtij landi, Dr. Peter Tschentscher.

Gjithashtu, në agjendën e Presidentit Begaj është edhe takimi me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zotin Manuel Sarrazin, si dhe me ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More