Begaj: Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, Serbi dhe kudo në diasporë, mbeten në vëmendjen tonë

nga D V

Shkup, 24 janar –  Për sa i përket faktorit shqiptar dhe rajonit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi në fjalën e tij para Trupit Diplomatik se “Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe kudo në Diasporë mbeten në vëmendjen tonë për ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit kombëtar dhe garantimin e të drejtave të tyre”.

Ndërsa përforcoi qëndrimin për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës, Presidenti Begaj apeloi për thellimin e bashkëpunimit rajonal duke garantuar mbrojtjen e përkatësisë evropiane dhe avancimin e kursit Euroatlantik nga Shqipëria dhe faktori shqiptar.

IMG 1679“Forcimi i Aleancës Euroatlantike duhet të jetë prioritet. Një NATO e fortë dhe e përbashkuar do të kontribuojë në përballjen e çdo sfide”, – u shpreh Presidenti Begaj duke iu referuar sfidave globale, ndërsa vuri në dukje faktin se Shqipëria ka luajtur një rol aktiv dhe të qëndrueshëm në organizatat ndërkombëtare, e udhëhequr nga besimi dhe përkushtimi në vlerat e përbashkëta demokratike.

Veç objektivave në politikën e jashtme ndërkombëtare dhe atë rajonale, Presidenti i Republikës, duke folur për prioritetet kombëtare, shprehu mirënjohje ndaj partnerëve të Shqipërisë që kanë kontribuar në zhvillimin e reformave në vend, teksa i bëri thirrje klasës politike për dialog dhe zhvillimin e zgjedhjeve të 11 majit sipas standardeve:

“Cilësia e sistemit të drejtësisë në çdo shkallë të saj dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten prioritete kryesore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More