Begaj, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së

nga D. V.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimnë Evropë (OSBE), Feridun Sinirlioğlu.

Begaj theksoi se vlerat që na bëjnë bashkë në organizatë janë respektimi i të drejtave themelore të njeriut, demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin që OSBE-ja ka për paqen dhe sigurinë.

Gjithashtu, Begaj vlerësoi punën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cila për më shumë se tre dekada, ka sjellë ndryshime thelbësore në proceset e demokratizimit të vendit, reformave ligjore, sundimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës bazuar në vlerat e lirisë.

Në kontekstin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, Begaj vlerësoi rolin që OSBE-ja ka dhënë nëpërmjet misionit vëzhgues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke theksuar, gjithashtu, edhe mirënjohjen për asistencën e dhënë përgjatë gjithë proceseve zgjedhore në Shqipëri përmes vëzhgimit dhe rekomandimeve të reformës elektorale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More