Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri, Sami Nazmi.
Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Begaj ka shkruar se riafirmon qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete.
“I uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri, Sami Nazmi, dhe pranoj letrat kredenciale të tij, duke i uruar suksese në mandatin e tij. Riafirmoj qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete dhe shpreh shpresën për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Begaj.
Ndryshe, zgjidhja me dy shtete është një propozim për paqe që parashikon krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit, me qëllim për t’i dhënë fund konfliktit dekadash mes të dyja palëve.
Sipas kësaj zgjidhjeje, Izraeli do të vazhdojë të ekzistojë si shtet hebre.
Ndërsa Palestina do të themelohej si shtet i pavarur në territoret e Bregut Perëndimor, Rripit të Gazës dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. /AA/