Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Bëhen gati për UNESCO kërcimi i Tropojës, rituali i shtegtimit, xhubleta dhe Eposi i Kreshnikëve

Zhurnal Ads

Tiranë, 24 nëntor – Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim AADF nënshkruan sot në Razmë, Shkodër, memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se “kemi rrugë të vështirë përpara, por të bindur t’ia dalim me sukses, lidhur ngushtë me komunitetin lokal”.

“Rrethuar nga natyra e mrekullueshme, në Razëm, nënshkruam sot Memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jomateriale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s. Bëhet fjalë për katër pasuri të jashtëzakonshmë shqiptare, me të cilat ne krenohemi e fëmijët tanë nuk do të na e falnin nëse nuk do t’ua trashëgonim. E jo vetëm kaq, por ta ndanim edhe me botën”, – tha Margariti.

Ministrja Margariti bëri të ditur se këto pasuri janë “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, pasuri e folklorit koreografik, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, ritual shumë i vjetër, që zhvillohet nga Veriu në Jug të Shqipërisë, “Xhubleta”, kjo veshje e rrallë, e mrekullueshme, si teknologji dhe ribërje artizanale unikale dhe të formave të përdorimit të saj dhe “Eposi i Kreshnikëve”, i kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore jo materiale shqiptare”/ATSH.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ndërron jetë dirigjenti i njohur shqiptar, Milto Vako

S.B.

Shuhet aktori, regjisori dhe shkrimtari i njohur, Gjergj Vlashi

admin

Prej disa ditësh i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë nga kororonavirusi piktori Mustafa Arapi

S.B.

Botuesi i “Lancet” nxjerr në treg librin për Covid 19

B M

Edicioni i 7 i festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea”, nis me filmin kosovar “Cirku Fluturues”

admin

Violinçelistja shqiptare performon në Parlamentin Italian

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...