Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Bëhen homazhe në Prekaz në 23 vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari

23 vjet më parë, familja Jashari u sulmua për të dytën herë nga forcat serbe. E në shenjë nderimi për luftën heroike të familjes Jashari u bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe tek varrezat e familjes Jashari bënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga motra Besartë dhe Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se bashkë me Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së, dhe shumë qytetarë të tjerë kanë bërë nderime pranë varrezave të familjes Jashari, për t’a përkujtuar sulmin e dytë që i ishte bërë familjes Jashari, 23 vite më parë.

“Sot bëmë homazhe pranë varrezave të familjes Jashari dhe duke përkujtuar 23 vite me parë, 22 janarin e 1998-ës[…]bëmë nderime së bashku me Shoqatat e Dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ashtu me ish-deputetin Bekim Haxhiu, i cili asnjëherë nuk është ndarë nga kolektivi i komunës dhe shumë qytetarë të cilët sot ishin bashkërisht”, ka thënë Jashari.

Jashari përkujtoi edhe momentin e sulmit të dytë që ndodhi ndaj familjes Jashari, ku theksoi se pas 45 minutave luftim forcat serbe ishin zmbrapsur të mposhtur.

“Në atë kohë pas 45 minutave luftime që ishin luftime tinëzare, ishte edhe muaji ramazan, pas syfyri, u zmbrapsen të mposhtur forcat serbe, po mbetën të plagosur motra ime Besarta, dhe vajza e Rifatit, Ilirjana[…]Atë kohë axha Ademi, me një grup shokësh të vet ishin në teren, dhe nuk ishin në shtëpi, duke bërë punët si zakonisht që i ka pasur në atë kohë, me të dëgjuar krismat, vjen shpejt e shpejtë pastaj vetëm u tërhoqën forcat serbe”, ka thënë Jashari.

Ndryshe më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata. /KP/

Postime të ngjashme

Tërnava takon komandantin e KFOR-it, i shpreh mirënjohje për përkushtimin e tyre për sigurinë në Kosovë

D V

Zbulohet pllaka përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë gjatë detyrës

D V

Aksidenti me autobus: 26 persona lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë trajtimin

D V

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

D V

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

D V

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...