Bëhen të ditura detaje rreth ngjarjes në të cilën qindra afganë po ndiqnin me vrap aeroplanin amerikan

Në një video dramatike, qindra civilë afganë rrethuan një aeroplan transporti ushtarak amerikan C-17 ndërsa po lëvizte në pistë, në aeroportin e Kabulit.

 

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se këta nuk ishin aplikantë të veçantë për viza, por njerëz që kishin shkelur pistën nga ana civile e aeroportit.

Sipas zyrtarit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, C-17 kishte zbritur me ngarkesë dhe ndërsa ekuipazhi i uljes u përpoq të shkarkonte, ai u “vërshua” nga qindra civilë afganë.

Ekuipazhi i aeroplanit vendosi që nuk ishte i sigurt të shkarkohej dhe filloi të udhëtonte për të fluturuar drejt sigurisë.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë, janë publikuar edhe disa pamje tjera trishtuese në të cilat shihen dy pasagjerë që raportohej se kanë rënë për vdekje nga një aeroplan.

Këto pamje kishin ardhur ndërsa mijëra afganë përpiqeshin dëshpërimisht të largohen me aeroplanë jashtë vendit mes skenave gjithnjë e më kaotike.

Ndërkohë ishte raportuar se trupat amerikane qëlluan në ajër në aeroportin Hamad Karzai për të parandaluar qindra civilë që vraponin në asfalt pasi ata morën kontrollin e trafikut ajror të Afganistanit të hënën në mëngjes.

Related posts

Bombardohet një treg në një qytet në Etiopi, 43 njerëz u vranë dhe 33 janë zhdukur

Redaksia

SHBA-ja thotë se Siria mund ta lirojë gazetarin e rrëmbyer amerikan

Redaksia

Vullkani në Ishujt Kanarie – kjo është ‘shtëpia mrekulli’ që e vetmja i ka shpëtuar lavës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More