Bëhet thirrje për regjistrimin e mërgatës, mbesin edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit

nga D V

Kanë mbetur edhe 12 ditë që të përmbyllet afati i regjistrimit për diasporën, afati do të mbyllet zyrtarisht më datën 31 gusht.

Diaspora mund të regjistrohet online në platformën e-Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen.

“Të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të bashkoheni në procesin e regjistrimit të mërgatës, i cili është i hapur deri më 31 gusht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ndryshe, deri tani në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, kishte paralajmëruar penalizime ligjore për ata që nuk regjistrohen.

Në regjistrimin e fundit të mbajtur këtë vit, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More