Agjencia Zhurnal.mk.

Bëhet virale festa e Mourinhos pas fitores së Romës ndaj Sassuolos

Giallorossët janë liderë në Serie A me tri fitore pas po aq ndeshjesh të zhvilluara, ndërsa statistikë të ngjashme kanë edhe Milani dhe Napoli.

Ndeshja ndaj Sassuolos ishte e njëmijta në karrierën e portugezit, ndërsa Roma fitoi me rezultat 2-1, me golin e fitores të shënuar nga Stephan El Shaarawy.

Festa e ‘Special One’ është bërë virale në rrejtët sociale, nga momenti kur trajneri vrapoi për t’i përqafuar lojtarët përballë Curva Sud.

Hashtagu #Mourinho1000 ka marrë shpërndarje të shumta, ndërsa Mourinho e kishte pranuar se nuk deshi ta humbte ndeshjen e tij të 1.000 në karrierë.

Roma e nderoi trajnerin pas fitores, ndërsa edhe klubet e kaluara, Chelsea, Manchester United e Tottenham Hotspur, bënë disa postime në nder të trajnerit. 

Related posts

Gjermania mund të ketë gjashtë klube në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

D V

Garë mes tre klubeve londineze për Dominic Solanken

D V

Ronaldo merr një dënim ‘qesharak’ për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy