Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Bëhet virale videoja e vrapimit të Kamala Harrisit fal agjentëve të Shërbimit Sekret

Kur Bobby Tran dhe e dashura e tij dolën për të vrapuar tek National Mall të shtunën në mëngjes, ata shpresonin të shihnin portretin e artistit Simon Berger “Glass Ceiling Breaker”, të zëvëndës-presidentes Kamala Harris në Memorialin e Lincolnit. Ata arritën ta shohin personalisht zëvëndës-presidenten Harris.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tran dhe e dashura e tij panë Harris duke vrapuar lart e poshtë shkallëve të Lincoln Memorial e veshur me rroba të stërvitjes, e ndjekur nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe e shoqëruar nga zotëria i dytë, Doug Emhoff.

“Ne u kthyem dhe ja ku ishte, duke vrapuar shkallëve”, tha Tran për Insider.

“Derisa po afroheshim, unë gjithashtu vura re dikë që dukej të ishte Doug Emhoff. Vetëm më vonë kur pashë videon, vura re zotërinë e dytë në krye, i cili bëri një pauzë për t’ia zgjatur dorën derisa mbaroi vrapimin e saj”, shtoi ai.

Videoja e Tran për stërvitjen e Harris u shpërnda në Twitter nga përdoruesi @sammycakez_, ku grumbulloi 3.5 milionë shikime.

Postime të ngjashme

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

Zgjidhni një rreth dhe zbuloni se sa optimist jeni

D V

Testi që ju tregon çfarë objektivash ju udhëheqin në jetë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...