Kosovë

Behgjet Pacolli i reagon Vjosa Osmanit: Leni anash inatet politike, Kosovës i nevojitet marrëveshja me Serbinë

Zhurnal Ads

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratës së kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Pacolli ka thënë se deklarata e Osmanit tingëllon sikur ajo nuk e do arritjen e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

“Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë: Marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend.

Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kalojë në kuvend. Po tingëllon kështu, kryetare”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

Pacolli ka thënë se Kosovës i nevojitet marrëveshja.

“Po tingëllon kështu.. por edhe, si duket, Ju po betoheni qe kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht. Leni anash inatet politike, Kosova nuk mundet më kështu!
Kosovës i nevojitet marrëveshja.

Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon”, thotë Pacolli.

Postime të ngjashme

Borrell: Dialogu është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

admin

Shala: Marrëveshja e Uashingtonit është në të mirë të zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve

D XH

BE: Lajçak u keqinterpretua, ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...