Agjencia Zhurnal.mk

Bëjeni qepën më të butë dhe eliminoni intensitetin e saj: Jamie Oliver ka zbuluar trukun të cilin do ta adhuroni!

Britaniku i famshëm ka shpjeguar se si ta bëni më të butë qepën dhe ta eliminoni intensitetin e saj, por që ende do t’u japë gjellëve aromë të këndshme, pa hidhësi dhe aroma të pakëndshme

– Gjithmonë e laj qepën e grirë para zierjes. Kështu do të bëhet më e butë, ndërkaq lagështia nga larja i shton ëmbëlsi të veçantë gjatë zierjes – ka shkruar Jamie Oliver, ndërkaq këtë truk e ka aplikuar derisa ka qenë duke gatuar pastë me mish toni, transmeton Telegrafi.

Jamie ka zbuluar që këtë truk e ka mësuar nga kolegia italiane Nonna Rosanna, dhe që vërtet jep rezultate të shkëlqyeshme, ndërkaq është edhe aq e thjeshtë.

Aroma e ashpër dhe shija e hidhur janë rezultat i bashkimeve sulfurike dhe tiouslfinateve në qepë, të cilat shfaqen sapo ta grini qepën.

Pra, kur ta grini qepën, ajo aktivizon sistemin e vet mbrojtës të bazuar në sulfur, i cili refuzon insektet dhe kafshët e tjera derisa i hanë.

Pikërisht për këtë – larja e qepës së grirë është teknikë e shkëlqyeshme e cila specialitetet do t’i bëjë më të shijshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...