Agjencia Zhurnal.mk

Bejruti përfshihet në protesta të dhunshme

Në Bejrut të Libanit kanë shpërthyer protestat antiqeveritare pas revoltës nga tragjedia e ditëve të fundit. Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë libaneze pranë ndërtesës së parlamentit. Shumë njerëz në Liban thonë se pakujdesia e qeverisë çoi në shpërthim, i cili vrau të paktën 154 njerëz dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë. Shpërthimi shkatërroi lagje të tëra në kryeqytet. Dhjetëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se 16 persona janë arrestuar, si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria. Zyrtarët besojnë se shpërthimi u shkaktua nga 2,750 tonë nitrat amoni, që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt që nga viti 2013. Por, Presidenti i Libanit nuk përjashton as mundësinë e shpërthimit nga ndonjë raketë ose bombë, teori që fillimisht ishte kundërshtuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...