Bejta me konventë promovuese: Gostivari është dashuria ime

Gostivar, 30 shtator – Në një atmosferë të bukur dhe mbreslënëse dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Iniciativa qytetare Gostivari që dua, të mërkurën në mbrëmje prezantuan kandidatët për Këshilltarë komunal dhe kandidatin për Kryetar komune, z. Nevzat Bejta.

Në konventën promovuese të mbajtur në Gostivar, kandidati për Kryetar komune nga radhët e BDI, z. Nevzat Bejta foli mbi motivin e bashkëpunimit me Iniciativën qytetare Gostivari që dua.

“Gostivarin që dua – kjo e bashkon BDI-në dhe mua me aktivistët e iniciativës qytetare. Për ta bërë komunën një vend më të mirë për të jetuar, ky është qëllimi i vetëm dhe detyra e vetme e politikës lokale. Ky ka qenë gjithmonë besimi im kur kam qenë kryetar komune, dhe do të jetë besimi im kur do të zgjidhem sërish kryetar i komunës: t’u shërbej qytetarëve dhe qytetit me punë të palodhur, me përkushtim të plotë. Për mua, Gostivari nuk është një ngritje në karrierën time, për mua Gostivari është dashuria ime”, deklaroi Bejta.

Dhe kjo, tha Bejta, është ajo që kam të përbashkët me ju, miqtë e mi të dashur.
“Jam krenar dhe mirënjohës, shtoi ai, që kandidoj në këto zgjedhje së bashku me ju antarë të iniciativës qytetare Gostivari që dua, për të bashkuar forcat e përvojës sime dhe strukturën e BDI-së me qytetarët e motivuar dhe idetë e tyre të freskëta”, tha Bejta.

Pesë shtyllat kryesore: Zhvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, Arësim me cilësi të lartë, Zhvillim ekonomik lokal, Kulturë, Rini, Sport dhe Rekreacion , Mbrojtje, mirëqenie sociale, Sektori Civil dhe Barazi Gjinore, në detale mund të ndiqen në faqen zyrtare në internet: www.gostivari.mk

Komventa promovuese, Bejta: Gostivari është dashuria imeNë një atmosferë të bukur dhe mbreslënëse dega e Bashkimit…

Posted by Nevzat Bejta on Thursday, September 30, 2021

Related posts

Në Dibër edhe reparti kirurgjik u bë qendër Kovid, vdiqën edhe dy pacientë të tjerë

Z H

Zaev i konfirmon zgjedhjet për më 17 tetor, grafa etnike në letërnjoftime e pamundur

Z H

Çertifikatat për Covid 19 nga Maqedonia tani llogariten ekuivalente me çertifikatën digjitale të BE-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More