Agjencia Zhurnal.mk.

Bejta premton zgjidhje për deponinë “Rusino”

Shkup, 9 tetor – Kandidati për Kryetar komune nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe Iniciativa qytetare Gostivari që dua në Gostivar, Nevzat Bejta sot përmes një konference për media ka denoncuar krimin e organizuar në deponinë e krijuar ilegale në dalje të fshatit Çegran rrugës për në fshatin Koritë.

Jo vetëm që Kryetari në largim, tha Bejta, e la deponinë Rusino pa zgjidhje, edhe kjo deponi e egër në dalje të Çegranit rrezikon mjedisin, ujin dhe ajrin tonë.

“nspektimi i djeshëm i Deponisë së egër këtu në Çegran nga Ministria e Ekologjisë zbuloi një skandal tjetër. Nuk mjafton që Taravari si autoritet përgjegjës që nuk e pastroi këtë deponi ilegale, siç është në kompetencat e tij për ta bë. Por edhe më keq, Taravari dhe njerëzit e tij me sa duket edhe materijalishtë përfitojnë nga ky krim mjedisor”, deklaroi Bejta në konferencën e mbajtur në terren ku po shiheshin grumbuj mbeturinash të hedhura në sipërfaqe publike.

“Ne kemi këtu dëshmi në formën e fltëpagesave, të lëshuara nga Bashkësia Lokale e Çegranit, e cilia emërohet nga kryetari i komunës. Këto fletëpagesa dëshmojnë se njerzit e Taravarit u ngarkojnë qytetarëve një tarifë për hedhjen e mbeturinave në këtë deponi të egër – një tarifë që është dukshëm më e lirë sesa pagesa e tarifës mujore për deponimin e mbeturinave. Me sa duket ata madje duan të motivojnë qytetarët që të hedhin mbeturinat e tyre në natyrë”, tha Bejta.

Ky rast, tha Bejta nuk është vetëm një krim ndaj ambijentit, ky rast tregon dëshmi të forta për korrupsion.

“Meqë kam përvojë shumëvjeçare si kryetar komune, një gjë e di me siguri: Nuk ka asnjë mënyrë, se si t’i sillni këto tarifa në kontabilitetin zyrtar të komunës”, tha Bejta duke shtuar që tani Taravari duhet t’i përgjigjet 5 pyetjeve.

“Pse nuk e pastruat deponinë ilegale të Cegranit? Pse keni marrë para nga qytetarët për të hedhur mbeturina në një deponi ilegale? Pse tarifa e paligjshme për hedhjen e mbeturinave në një deponi ilegale dhe të pambrojtur është më e lirë se deponimi zyrtar i mbeturinave? Ku janë këto para, pasi nuk mund të shkojnë në buxhetin e komunës? A është kjo arsyeja pse nuk i pastroni të gjitha deponitë ilegale në komunë, sepse fitoni para duke ndotur Gostivarin tonë?”, pyeti Bejta.Qytetarët e Gostivarit, tha ai, meritojnë një përgjigje për të gjitha këto pyetje.

“Ky është një mashtrim ndaj qytetarëve dhe një krim ndaj ambijentit tonë. Por edhe nëse Taravari refuzon t’u përgjigjet qytetarëve, atij dhe bashkësis Lokale të Cegranit do t’i duhet të përgjigjen jo vetëm inspektimit mjedisor, por edhe prokurorit publik, pasi ky rast i dyshuar i krimit mjedisor dhe korrupsionit duhet të hetohet nga autoritetet përgjegjëse”, shtoi Bejta, duke shtuar që si Kryetar i ardhshëm i Gostivarit do ta ndërpres këtë biznes ilegal të mbeturinave menjëherë.

“Unë do të pastroj të gjitha deponitë ilegale si veprimi im i parë në detyrë, do ta bëj Rusino një deponi të siguruar sipas standardeve ekologjike perëndimore së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe do t’i mbaj rrugët dhe hapesirat publike të pastra.

Me mbështetjen e qytetarëve të dielën e javës së ardhshme, unë do t’i jap fund këtij abuzimi me qytetin tonë dhe do ta bëj Gostivarin një komunë të gjelbër, transparente dhe moderne”, përfundoi Bejta.

Related posts

Kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim”

D V

Taravari: Nëse Sela vendos të shkojë vetë në zgjedhje jam i gatshëm t’i vulos propozimet e tyre

D V

Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy