Bekim Jashari konfirmon rikandidimin për kryetar të Skenderajt

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për të fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune, në zgjedhjet e 17 tetorit.

 

Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavarur për garën për kreun e komunës.

Postimi i Jasharit:

“Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt,

Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt.

Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë.

Ju mirëpresim!”, ka shkruar ai

Ndërsa, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Bekim Jashari kishte shpall kandidaturën për kryetar të Skenderajt, kandidati i PDK-së, Sami Lushtaku ishte tërhequr nga gara duke ia mundësuar Jasharit të marr votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve të këtij subjekti politik.

Mirëpo, nuk do të jetë kështu edhe në zgjedhjet e tetorit, pasi Lushtaku tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij nga PDK-ja për kryetar të Skenderajt. 

Related posts

I jepet lamtumira e fundit 28-vjeçares nga Vushtrria që vdiq nga COVID-19

D V

SHBA thirrje pas helmimeve në Deçan: Injoroni thashethemet, prisni faktet

D V

FSK-ja shpërndan maska falas për qytetarët e Ferizajt

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com