Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bekim Memeti bënë gjithë udhërrëfyesit rrugor në shqip (VIDEO)

Shkup, 12 shkurt, Zhurnal.mk – Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti sot ka inspektuar punimet rreth vendosjes së udhërrëfyesve të rinj në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht përgjatë “Korridorit 8”, raporton Zhurnal.mk

Memeti i shoqëruar nga ekipi i tij në rrugën e Kaçanikut, përkatësisht tek mbikalimi ku ndahet rruga për Tetovë dhe Kumanovë, ka dalë në terren për të parë ecurinë e punimeve, nga ku ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve nga kjo ndërmarrje do të respektohet skajshmërisht.

“Përveç që respektojmë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me këtë projekt ua lehtësojmë edhe qytetarëve lëvizjen nëpër rrugët e Maqedonisë. Përveç gjuhëve zyrtare shqip dhe maqedonisht, tabelat janë edhe në anglisht me çka u lehtësohet orientimi të gjithë atyre qytetarëve të huaj që kalojnë tranzit ose vijnë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Përveç këtij projekti Ndërmarrja jonë është e angazhuar për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve rajonale dhe magjistrale 24 orë”, deklaroi me këtë rast drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti, transmeton Zhurnal.mk

Ai me këtë rast ka theksuar se ky projekt është edhe një nga projektet më interes të veçantë edhe për BDI-në. Ndryshe, ndryshimi i tabelave/udhërrëfyesve të vjetër që nuk janë edhe në gjuhën shqipe ka filluar të zbatohet intezivisht këto ditë me urdhër të drejtorit Memeti. (Zhurnal.mk)

Bekim Memeti bënë gjithë udhërrëfyesit rrugor në shqip

Bekim Memeti bënë gjithë udhërrëfyesit rrugor në shqip

Posted by ZHURNAL.MK on Friday, February 12, 2021

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...