Agjencia Zhurnal.mk

Bekim Neziri në Telma: Prioritetet e BDI në zonën 3, infrastruktura për të bërë një jetë më të mirë për qytetarët

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Në debatin televiziv në Tv Telma, i ftuar ka qenë dhe bartësi i listës nga BDI në njësinë e III-të zgjedhore, Bekim Neziri.

Ai më tej ka elaboruar programin politik të subjektit që përfaqëson duke thënë se kanë shumë prioritete dhe se presin që të bëjnë një jetë më kualitative për qytetarët.

“BDI-ja si më parë nëse bëjmë një analizë risi është se tek zona e III krahas që do meret me makromenaxhimin edhe me mikromenaxhimin nga fshati në fshat në këtë fushatë, do t’i zgjidhim, sa i përket mikromenaxhimit tashmë kemi në prigram 5 shtylla edhe atë si vetingu, zhvillimi ekonomik dhe vendet e punës, jeta kualitative, rinia në hap të parë, integrimi i brendshëm dhe i jashtëm, ku do të mundohemi përmes koalicioneve që të përfaqësohemi në secilin segment bashkë me integrimin e jashtëm si në BE dhe NATO”, ka thënë kështu në debat, Neziri, transmeton Zhurnal.mk.

Duke folur mbi besimin e dhënë në zgjedhje për partitë politike dhe seriozitetin e tyre, Neziri ka theksuar se duke pasur parasysh që nga viti 2002 BDI merr besimin e sovranit, kjo do të thotë se si parti nuk e ka vetëm luks por edhe shumë përgjegjësi.

“Qytetarët këtu e dinë të vlerësojnë lëvizjet e partive, nëse nga 2002 kanë dhënë besim BDI-së nuk do të thotë se partia ka luks por si partnet koalicioni është munduar të bëj kategori kushtetuese të gjithë etnitetet dhe krahas politikave të BDI përqindja e papunësisë është ulur dukshëm si vendet europiane, krahas politikave të BDI e dini se ministria e ekonomisë ka 2 mandate që drejtohet nga kuadër i joni dhe deri tani kemi shumë investime të huaja”, thekson kështu kandidati për deputet nga BDI, Bekim Neziri.

Duke diskutuar më tej për infrastrukturën e vendbanimeve në zonën e III-të, Neziri premton se një nga prioritetet e BDI në këtë zonë është infrastruktura për të bërë një jetë më të mirë për qytetarët.

“Një nga prioritetet e BDI është infrastruktura si segment nga projektet e programës tonë e bashkë me koalicionin tonë do jenë rrugët që do të asfaltohen dhe ndikojmë shumë në zhvillimin e ekonomisë, edhe pse është pak joserioze të flasim për infrastrukturë dhe në këto zgjedhje mendojmë seriozisht të tregojmë se mundemi të japim mundin tonë që qytetarët të jenë të kënaqur”, ka shtuar mes tjerave Neziri në debatin televiziv të Tv Telma.

Bekim Neziri në Telma: Prioritetet e BDI në zonë 3, infrastruktura për të bërë një jetë më të mirë për qytetarët

Posted by ZHURNAL.MK on Wednesday, July 8, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!