Bekim Qoku do të jetë kordinator i grupit parlamentar të Vlen

nga Xh M

Shkup, 30 prill – Deputeti Bekim Qoku do të jetë koordinuesi i ri i grupit tëd eputetëve të koalicionit “Vlen”, grup i cili do të përbëhet nga nëntë deputetë, lajmëron Alsat. Megjithatë, informata e këtillë, siç konfirmojnë për MIA-n nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, ende nuk i është dërguar zyrtarisht shtëpisë ligjvënëse.

“Deri në këtë moment nuk ka arritur asnjë letër lidhur me rishpërndarjen e deputetëve në grupe të deputetëve. Procedura lidhur me grupet e deputetëve në Kuvend është rregulluar me Rregullore”, theksuan nga Kuvendi.

Halil Snopçe, deputet nga krahu i Aleancës prë shqiptarët, i kryesuar nga Arben Taravari, sot nëd ekalratë për mediumet theksoi se ai ende është koordinues i grupit të deputetëve të “Vlen”-it prej 14 deputetëve, sepse akoma nuk është formuar grup i ri i deputetëve.

“Nëse me nëntë nënshkrime i drejtohen Kuvendit se kanë formuar grup të ri deputetësh, atëherë me automatizëm ne do të veprojmë me grupin tonë prej pesë deputetëve”, tha ai.

Në Koalicionin “Vlen” nga Aleanca për shqiptarët janë pesë deputetë – Mimoza Musa, Riad Shaqiri, Sadik Sulejmani, Salim Sulejmani dhe Halil Snopçe, ndërsa nga tre partitë e tjera të cilat vendosën të veprojnë si një subjekt politik – nga “Besa” deputetët Adnan Azizi dhe Kaltrina Beqiri, nga Lëvizja demokratike – Merita Kolçi Koxhaxhiku, Saranda Imeri Stafai dhe Feride Haxhiu, nga Alternativa – Afrim Gashi, Bekim Sali dhe Imërlie Saliu Fetai dhe Bekim Qoku nga Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Vendimi për formim të grupit të ri të deputetëve nga ana e “Vlen”-it vjen pas takimit të djeshëm në të cilin u paralajmërua moratorium i të gjitha aktiviteteve publike politike të partive që e përbëjnë dhe kumtoi se prej tani do të veprojë si një subjekt politik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More