Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

nga Redaksia

Shkup, 22 prill – Kandidati për deputet nga radhët e VLEN-it, Bekim Qoku sonte në tubimin qëndror dhe përfundimtar për zgjedhjet presidenciale tha se ka ardhur koha që t’i japim fund hajnava të të drejtave tona.

“Pranë shtator se heroit tonë të papërsëritshëm Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me mbështetjen e parezervë se Aleanca jonë dhe Alternativa jonë për ndryshim është mundësi që vlen dhe shansa që nuk duhet ta humbim dhe nuk do ta humbim. Sepse ne jemi përcaktuar për të të vetvendosur fatin tonë.  Të përbashkuar rreth flamurit kombëtar, kësaj radhe si asnjëherë më parë jemi bashkuar si opozitë shqiptare për të avansuar interesat e tona të përbashkëta kombëtre. Le t’i japim fund hajnava të të drejtave tona, sepse erdhi dita Ali opozita”, u shpreh Qoku. /SHENJA/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More