Shkup, 4 shkurt – Deputeti i Koalicionit VLEN Bekim Qoku, në një intervistë për TV21 ka folur për kolonat e gjata në kufirin Maqedoni – Kosovë. Ai tha se “është tmerr që qytetarët presin aq gjatë”.
Qoku tha se marrëveshja me Kosovën për “One stop shop” duhej të zbatohej nga 1 janari, ndërsa theksoi se vonesat janë në palën e Maqedonisë së Veriut.
“Mundohem sa më shumë mos e përdor pasaportën diplomatike se dua ta ndjej tmerrin që po ndodh në kufi, është vërtetë e papranueshme. Është acaruese që duhet të pritet kaq gjatë në kufi. Ne kemi një marrëveshje ndërqeveritare që duhej të zbatohej me 1 janar po siç duket ka vështirësi në anën teknike. Unë jam përpjekur dhe liderët e VLEN-it, që të ndikojnë dhe të realizohet sa më shpejtë ky One stop shop në vendkalimet kufitare dhe besoj që shumë shpejt do të bëhet dhe do instalohet”.