Bekim Saliu pranë të rinjve në Çair: Bashkë me ju do të ndërtojmë Çairin e RI

Shkup, 2 tetor – Kandidat i koalicionit ASH-AA për kryetar komune të Çairit, Bekim Sali në njoftim thuhet se i shoqëruar nga ekipi i këshilltarëve ka takuar disa të rinj në një panel të hapur në parkun e Çairit, përcjell Zhurnal.mk

“Sot kisha një kënaqësi dhe mundësi të veçantë. I shoqëruar nga ekipi im i këshilltarëve, u takuam me disa të rinj në një panel të hapur në parkun e Çairit.

Është mbresëlënëse kur sheh se çfarë rinie të edukuar e të mençur kemi. Kjo më jep jo vetëm shpresë se do të bëhet më mirë, por edhe bindje se ia vlen të bëhet kjo betejë. Nëse jo për tjetër, së paku për këta të rinj. Ka shpresë në Çair. Bashkë me këta të rinj do ta bëjmë Çairin e Ri.”, thuhet në njoftimin

Related posts

Bilall Kasami shpalos 16 projektet kapitale: Tetovën do ta ndryshojmë me ka krejt

Z H

Bekim Sali takoi kryetarin e Yskydarit, ky është premtimi nga komuna turke

D V

Sadi Bexheti: Do e rregulloj stadiumin e Tetovës, jo të shkojmë në Strumicë të shohim futboll (Video)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More