Bekimi për Çairin e ri i ikë çdo debati të ri, qytetarët presin përballje mes kandidatëve

Shkup, 13 tetor – Mbrëmë në RTVM 2 është mbajtur edhe një debat rreth asaj se çfarë është bërë, çfarë nuk është bërë dhe për premtimet çfarë do të bëhet në katër vitet e ardhshme, nga kandidatët të cilët kanë kandiduar për kryetar komune në Çair.

Emisioni debativ është udhëhequr nga Jeta Xhara, gazetare nga Kosova ndërsa të ftuar kanë qenë kandidatët për kryetar komune në komunën e Çairit.

I ftuar ishte Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, Visar Ganiu nga Bashkimi Demokratik për Integrim si dhe Bekim Sali nga Alternativa. Por ashtu siç ndodhi edhe në disa debate tjera të organizuara televizive, ky i fundit (Bekim Sali) po heziton të marë pjesë në debate. Si duket Bekim Sali si i papërvojë në sferën politike, ka drohë të përballet me publikun dhe kundërkandidatët e tij.

Ky veprim nuk është i shëndoshë për opinionin pasi ata që duan ta votojnë Bekimin, duan të dëgjojnë për planet e tij në katër vitet e ardhshme, dhe nuk mjafton vetëm si arsye të thuhet se “është baba i dy vajzave”, arsyetim ky që është përdorur shpesh tek aktivistët e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët në Çair kur ata kanë pyetur pse duhet votuar Bekimin.

Çairi ka nevojë për debat “përnime” ashtu siç e ka organizuar dhe gazetarja Jeta Xhara sepse kjo komunë dominohet nga komuniteti shqiptar dhe qytetarët presin më të mirën për Çairin e tyre.//Zhurnal.mk

Çairi #DebatPernime

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Çairit: Kastriot Rexhepi nga Lëvizja BESA dhe Visar Ganiu nga BDI. Kandidatë për kryetar të kësaj komune janë edhe Bekim Sali nga koalicioni ASh-AAA dhe Misin Gradinaj nga PDSh, por të njëjtit nuk kanë pranuar të jenë pjesë e debatit.Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për këshilltare në Kuvendin Komunal të Çairit: Antigona Kallaba, Lejla Emrullai dhe Sermine Purrini nga BDI; Filiz Ndoci dhe Melek Aliju nga Lëvizja BESA.

Posted by Televizioni i Maqedonisë – TVM2 on Tuesday, October 12, 2021

Related posts

Aziri: Ligji për nënshtetësi do të kalojë procedurat në komisionin parlamentar

R Zh

Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, jashtëzakonisht e rrezikshme

Redaksia

Zaevi me rastin e “11 Tetorit”: Maqedonia e Veriut është e njohur edhe si frymëzuese të një Ballkani të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More