Ekonomi Maqedoni

Bekteshi: Do të krijojmë vende të reja pune

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Fokusi kryesor i Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë sigurimi i mundësive për zhvillim, krijimi të vendeve të reja të punës dhe standardeve më të mira të jetesës për qytetarët dhe kushte më të mira për punë për biznes, vendosje të inovacioneve që do të sjellin rritje dhe zhvillim të ekonomisë. Qëllimi kryesor është ngritja e standardit jetësor të qytetarëve tanë në nivelin e vendeve të zhvilluara evropiane, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në prezantimin e letrës së mandatit.

“Prioriteti më i madh është në katër vitet e ardhshme përmes masave dhe programeve në suaza të Ministrisë së Ekonomisë të punojmë në krijimin e vendeve të reja të punës që do të thotë ulje të papunësisë. Qëllimi është ta zvogëlojmë atë për tre për qind në vit, siç kemi bërë në tre vitet e fundit”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Si Ministri, theksoi ai, do të vazhdojmë me një ritëm të përshpejtuar t’i mbështesim kompanitë vendase dhe investimet e huaja, për të punuar në inkurajimin e investimeve në energjetikë, turizëm dhe zejtari.

“Në katër vitet e ardhshme do të vazhdoj të zhvilloj politikë ekonomike që synon zhvillimin e inovacionit dhe investimeve në zhvillimin teknologjik si mundësi për transformimin e dëshiruar në ekonomi. Ekonomia e tillë krijon vlerë më të madhe të shtuar, i zhvillon burimet njerëzore dhe siguron produktivitet më të madh dhe paga më të larta”, tha Bekteshi.

Në këtë mandat, shtoi ai, do të përqendrohem veçanërisht në ekonomi, sundimin e drejtësisë dhe reformën institucionale.

“Kriza nga pandemia në vitin e kaluar ka ngadalësuar disa nga projektet që janë realizuar. Në gati shtatë muajt e kaluar i kemi ndryshuar prioritetet, gjegjësisht fokusi ishte kthyer drejt qytetarët më të prekur dhe sektorët më të prekur nga pandemia. Do të vazhdojmë në atë drejtim në periudhën tjetër derisa e gjithë bota të kthehet në normalitet. “Ekipi im dhe unë tashmë jemi duke punuar në mënyrë aktive në masa dhe politika, të cilat do të mbështesin ripërtëritjen e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, në përfitimet e të cilave do të gëzojnë sa më shumë qytetarë dhe kompani”, premtoi ministri i Ekonomisë.

Postime të ngjashme

Mickoski: Zaev dhe LSDM janë armiqtë më të mëdhenj të drejtësisë

T E

Teste të shpejta për coronavirus nga nesër edhe në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë

XH,I

Fetahu: BFI është e të gjitha subjekteve politike, është mbi partiake

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...