Maqedoni

Bekteshi: Përveç për gastronomitë, tani për tani nuk planifikohen masa tjera restriktive

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor – Qeveria nesër do të diskutojë  dhe me siguri do të marrë vendim për kufizimin e punës së gastronomive deri në orën 21:00, ndërsa për masat tjetra restriktive nuk mendohet për momentin, porositi sonte ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Nuk mendohet për mbyllje të disa sektoreve në ekonomi, duke e përfshirë këtu edhe gastronominë. Komisioni për sëmundje ngjitëse çdo ditë i ndjek ngjarjet dhe hartën epidemiologjike në shtet dhe sipas analizave të tyre nëse duhet do të dorëzojnë edhe propozime tjera. Në këtë moment e rëndësishme është të gjithë të kontribuojmë  për respektim të masave,  mbajtje të maskës, higjiena e duarve dhe mbajtja e distancës fizike me qëllim që të zvogëlohen shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Kovid-19”, tha Bekteshi në emisionin Top tema në TV Telma.

Ai theksoi se të dhënat që i kanë  epidemiologët tregojnë se numri më i madh i të infektuarve janë nga organizimi i ahengjeve  në gastronimitë, shtëpitë private dhe shtëpitë e uikendit.

“Gjithë kjo nuk do të lejohet. Tashmë sollëm ligj të ri me të cilin ndërmerren masa për  respektim të tërësishëm të protokolleve të miratuara nga Komisioni për Sëmundje ngjitëse  dhe të konfirmuara nga Qeveria”, tha Bekteshi dhe shtoi se  gjatë vitit të ardhshëm  do të përforcohen kapacitetet e Inspektoratit shtetëror të punës dhe inspektorateve tjera në shtet.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Qeveria  krahas  pakos më të re të masave me vlerë prej 470 milion euro  të sjellë edhe  pako të pestë dhe të gjashtë të masave ekonomike antikrizë nëse përkeqësohet  gjendja me  koronavirusin.

Postime të ngjashme

Filipçe i vizitoi studentët nga viti i gjashtë në mjekësinë e përgjithshme, të cilët ndihmojnë në përpunimin e listave anketuese në ISHP

XH,I

Qeveria e Maqedonisë sqaron se cilat janë masat e reja dhe kush duhet t’i zbatojë

admin

Zaevi i porositi ministrat: U shërbejmë qytetarëve, ta dëgjojmë zërin e tyre

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...