Beleri: Çështjen time do ta çoj deri në Strasburg

nga D V

Fredi Beleri foli nga Rinasi pak para nisjes drejt Athinës fillimisht dhe pastaj Francës, ku do të betohet si eurodeputet. Ai paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij.

“Falenderoj Drejtorinë e Burgjeve që mori këtë vendim. Ishte vendim brenda ligjit dhe logjikës. Lind pyetja pse kjo gjë kaq e thjeshtë nuk u bë për të bërë betimin si kryebashkiak. Në Strasburg ka vendime dhe votime të rëndësishme nesër. Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, do ta çoj në Strasburg”, deklaroi Beleri.

Fredi Beleri humbi mandatin si i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pasi u dënua nga Gjykata e Posaçme GJKKO me 2 vite për blerje votash.

Ai akuzoi drejtësinë shqiptare se për rastin e tij janë ndjekur dy standarde.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More