Agjencia Zhurnal.mk

Belgjika kalon Italinë dhe Britaninë e Madhe me vdekje nga COVID-19

Belgjika ka përqindjen më të madhe të vdekjeve në botë nga COVID-19, që sipas analizës së universitetit amerikan ‘John Hopkins’ është 13,4 për qind e njëra prej arsyeve është situata dramatike në shtëpitë e pleqve.

Andrew Preson, nga universiteti “Bath”, thotë se përqindja e vdekjeve në përgjithësi është më e lartë në popullsinë me numrin më të madh të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.

Përqindjes së madhe të vdekjeve në Belgjikë i ka kontribuar virusi, që është përhapur në masë të madhe në shtëpitë e pleqve, ku banorët dhe punonjësit e tyre përbëjnë afro 45 për qind të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve.

Dr. Peter Drobac, nga Universiteti i Oksfordit, thotë se një trend i ngjashëm është shënuar në Francë dhe Britani të Madhe.

“Prioritet në Belgjikë dhe vendet e tjera duhet të jetë ky fakt, për të cilin duhet pasur shumë kujdes”, shtoi Drobac.

Siç raporton “Newsweek”, Belgjika e bazuar në këto parametra ka tejkaluar Italinë, ku në këtë vend përqindja e vdekjeve shkon në 13 – kurse në Britani të Madhe në 12,8 për qind.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...